Një surprizë e mirë për të gjithë fansat vjen këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Dy nga emrat më në zë të skenës janë bërë bashkë për të sjellë projektin e tyre të ri.

Renis Gjoka dhe Eneda Tarifa kanë bashkuar forcat për bashkëpunimin e tyre të fundit. “Cep me cep” mban titullin kënga e tyre që ka bërë që dyshja të hyjnë këtë javë në renditjen e 100 këngëve më të mira shqiptare.

“Cep me cep” ka ardhur me një klip shumë veror tipik për periudhën në të cilën ndodhemi, të xhiruar buzë detit. Po ashtu dhe teksti është mjaft interesant dhe ‘catchy’, i thjeshtë dhe që mbetet në mendje.

Një ‘vibe’ mjaft rinor dhe plot ngjyra që artistët na kanë dhuruar së bashku. Ky projekt i ka renditur ata në vend të 15-të, një renditje mjaft e mirë për një hyrje të re.