menu

Lista e vitit 2019-të u mbyll me Feron por si do të jetë viti 2020 për reperin?


Ora: 21:12 Datë: 02/01/2020

Viti 2019-të nuk ka qënë aq i qetë për reperin e njohur Fero. Ai ka qënë disa herë në qendër të vëmendjes për ngjarje të ndryshme si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale.

Ndërkohë që publikimet muzikore po ecnin mjaft mirë, krejt papritmas Fero lajmëroi shkëputjen nga shtëpia diskografike “On Records” dhe zhvendosjen e tij në një tjetër shtet, pikërisht në Gjermani.

Që prej shkëputjes së tij nga “On Records”, Fero ka publikuar tre projekte muzikore, që për hir të së vërtetës nuk kanë patur një debutim të mirë në “The Top List”.

“Jom rrit”, e publikuar rreth dy muaj më parë, nuk arriti të qëndronte në listë për një kohë të gjatë por vetëm dy javë. Ndërsa projekti pasardhës, “Mama”, nuk mundi të merrtE sugjerimet e mjaftueshme për t’u futur në “The Top List”.

Këtë javë Fero i është bashkuar klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare me prurjen e tij më të re të titulluar “Habibi”, i cili për këtë javë është renditur në vendin e 100-të, duke mbyllur listën e vitit 2019-të.

Por si do të jetë viti 2020-të për Feron?

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Mirage”, Fero ka treguar për herë të parë se që pas shkëputjes së tij në “On Records” ai është bërë artist, pasi derimë tani ka qënë thjesht një punëtor.

Me kontratën e re, Fero ka rrëfyer se deri tani ka shitur dy albume dhe ka nisur diskutimet për shitjen e albumit të tretë.

Tani po jetoj i lirë dhe po shijoj suksesin“, kështu është shprehur Fero në intervistën e tij, duke treguar qartë se marrëdhënia e tij me “On Records” nuk paska qënë aq e qetë.