Me klasifikimin e kësaj jave në “The Top List” u hasëm me disa surpriza. Ndër të tjera ishte dhe një nga hyrjet e reja. Cricket dhe Muma kanë ardhur në një bashkëpunim, të titulluar “Thema”.

Dhe rastësisht me hyrjen e re të këtij projekti në klasifikimin e kësaj jave, një tjetër projekt i Cricket ka dalë nga lista. Është fjala për bashkëpunimin me Yll Limanin, “Ndoshta”.

Çuditërisht, Cricket del me një këngë nga lista, por hyn me një tjetër. “Thema” është projekti më i ri i cili është votuar për të qenë pjesë e listës së 100 këngëve më të mira shqiptare.

Duket se Cricket dhe Muma duket se janë një dyshe shumë e fuqishme dhe çdo bashkëpunim i tyre kthehet në hit të padiskutueshëm. Ne parashikojmë që edhe “Thema” do të arrijë suksese të mëdha dhe do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut. “Thema” momentalisht renditet në vend të 100-të të klasifikimit në “The Top List”.