“Dikur” titullohet një nga projektet më të reja që i bashkohet këtë javë klasifikimit të “The Top List”. Kënga vjen pikërisht nga Cricket dhe Diona Fona.

Një bashkëpunim që duhet thënë se qëlloi në shenjë, pasi u prit mjaft mirë nga publiku që në çastet e para të publikimit. “Dikur” vjen si një baladë që i shkon kaq shumë zërit të Dionës.

Producenti Cricket ka bërë më të mirën e tij dhe duhet thënë që ky bashkëpunim i ka tejkaluar pritshmëritë. Për tekstin e këngës është përkujdesur Muma dhe muzika nga Cricket.

“Dikur” pritet të vazhdojë të ketë edhe më shumë sukses dhe na mbetet të presim për të parë rrugëtimin e këtij projekti në klasifikim gjatë javëve në vazhdim. Kjo këngë renditet në vend të 100-të për këtë javë.