menu

Kënga e re e Besës na sjell një parashikim të kësaj vere


Ora: 16:22 Datë: 11/04/2019

Besa di si të godasë gjithmonë në shenjë dhe kësaj radhe artistja ka vendosur të na sjellë një parashikim të kësaj vere, duke lënë të nënkuptohet se do të jetë shumë e nxehtë.

“La La La” ka vendosur Besa ta titullojë prurjen e saj më të fundit muzikore, e cila ka vetëm pak ditë që ka dalë në treg dhe menjëherë është shndërruar në një ndër këngët më të preferuara të publikut shqiptar.

Super energjike dhe ritmike ka zgjedhur të vijë artistja në këtë projekt, për muzikën e të cilit ka punuar Elgit Doda. Sa i përket tekstit, ai është punuar nga Petrit Sparrow dhe Besa ndërsa videoklipi është xhiruar nga “ProVideo”. Mix dhe Master mban vulën e Marenglen Boja.

Sugjerimet e publikut e kanë futur këtë këngë në klasifikim që në javë e parë të publikimit, duke u renditur në vendin e 19-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për listën zyrtare të “Top Awards”. E vlerësuar për zërin e saj të mrekullueshëm, ish-trainerja e “The Voice of Albania 6”, ka lundruar në disa zhanre muzikore, me të cilat ka korrur super sukses.

Rreth 5 muaj më parë, Besa bëri një rikthim të fuqishëm me këngën “Amor”, pas një pauze muzikore. Në një intervistë të dhënë për “Top Awards” disa kohë më parë, artistja rrëfeu ekskluzivisht se kishte bërë disa ndryshime rrënjësore në jetën e saj, duke u transferuar në Paris për të punuar disa projekte muzikore.