Pas triumfimit në Festivalin e Këngës, Besa Kokëdhima ka reaguar në Instagram duke falënderuar të gjithë ata që e mbështetën dhe votuan për të. Çmimi i publikut që ajo mori i dhuron asaj të drejtën për t’u bërë përfaqësuesja e Shqipërisë në ‘Eurovision 2024’, një ngjarje që padyshim është kulmi i karrierës së saj deri më tani.

Në postimin e saj në Instagram, Besa shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pakrahasueshme që mori nga fansat, duke i përmendur ata jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova. Në shkrimin e saj ajo shprehet:

“Faleminderit nga zemra çdo Shqiptari që më ka votuar nga Shqipëria, Dardania, dhe mbështetur emocionalisht/virtualisht nga kudo në botë, ma keni mbushur shpirtin plot me dashuri! Do bëj maksimumin së bashku me skuadrën muzikore Kledi Bahiti, Darko Dimitrov, Rozana Radi, RTSH ta përfaqësoj denjësisht SHQIPTARINË në Eurosong.”