Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Besa Kokëdhima është rikthyer me një këngë solo të titulluar “Tiki Tiki”. Votat e publikut kanë bërë që ky projekt të hynte menjëherë në klasifikimin e javës të “The Top List” duke u renditur kështu në vend të 43-të.

Momentalisht ajo ka sjellë vetëm versionin e videos me teskt. Nuk dihet nëse do t’i bashkëngjisi një videoklip kësaj kënge, por ne dimë që ky projekt ka arritur t’i pëlqejë menjëherë dëgjuesve.

Ajo ka krijuar vetë muzikën dhe ka shkruar tekstin e këngës së bashku me Petrit Sefaj. Bashkëpunimi i saj i fundit erdhi së bashku me Lyrical Son, këngë që theu rekorde pëlqyeshmërie.

“Tiki Tiki” ka marrë komente shumë pozitive nga fansa dhe dashamirës të muzikës së Besës. E në fakt kështu është dhe vetë kënga, mjaft pozitive dhe që të fal ndjesi shumë të mira.