Me Loredana Zefin fillimisht jemi njohur nëpërmjet rrjeteve sociale falë lidhjes së saj me reperin e njohur shqiptar, Mozzik.

Të shndërruar në një prej çifteve më të përfolur në portalet shqiptare, Loredana dhe Mozzik, përveç kimisë së madhe që kanë me njëri-tjetrin, ata kanë një tjetër gjë që i bashkon shumë, muzika.

E kthyer në një fenomen në rrjetet sociale me shumë ndjekës, Loredana ka bërë debutimin e saj si këngëtare vetëm dy javë më parë me projektin muzikor të titulluar “Sonnenbrille”, i cili menjëherë ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Në një intervistë të dhënë, 23-vjeçarja ka treguar se ndjekësit nisën t’i shtohesh kur ajo nisi të hidhte video teksa interpretonte këngë të ndryshme.

Pavarësisht se Loredana ka zgjedhur të vijë në gjuhën gjermane, publiku shqiptar duket se ka vlerësuar shumë muzikën dhe stilin me të cilin është paraqitur bukuroshja. Në këtë prurje muzikore, Loredana i këndon luksit dhe nisur nga titulli i këngës, ajo lë të nënkuptohet se është e fiksuar pas syzeve të diellit.

Loredana jo vetëm është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” por ajo është renditur menjëherë në vendin e 20-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për listën e cila përbëhet nga 100 këngë.

Mozzik ka zgjedhur ta përkrahë të dashurën e tij në këtë debutim muzikor, duke u paraqitur në klipin e kësaj kënge.