Reperi i dashuri i publikut shqiptar, Capital T ka goditur sërish në shenjë dhe kësaj radhe me një këngë dedikuar femrave të forta dhe të suksesshme.

“Flawless” mban titullin kjo prurje e re e artisit, e publikuar vetëm pak ditë më parë por që menjëherë është futur në klasifikimin muzikor të “Top Awards”.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Kapoja ka treguar se kjo këngë është për të gjitha femrat të forta dhe të suksesshme që në sytë tanë janë thjesht perfekte. “Dijeni që ju duam dhe ju vlerësojmë“, shkruan artisti.

Kjo projekt muzikor i është përshtatur më së miri situatës momentale në të cilën po kalon Shqipëria, ku ditën e djeshme është bërë një protestë për të ngritur zërin për të gjitha femrat e dhunuara dhe mesazhi i Kapos ëshë i qartë: “Femra jeni thjesht perfekte”.

Në klipin e këtij projekti muzikor, shfaqet një vajzë teksa kërcen, duke na sjellë ndërmend klipin e projektit të Kanye West, “Fade”, por që Capital T e ka sjellë në një version më të “përmbajtur”.