Dy reperët e njohur, Capital T dhe MC Kresha janë rikthyer me një bashkëpunim të ri. Ashtu siç kishin paralajmëruar, dyshja kanë publikuar këngën me titullin “Legendary”.

Projekti vjen me tekst të shkruar nga dy artistët. E vërtetë siç është titulli, ashtu janë edhe këta dy artistë, ‘legjendarë’.

Projekti i tyre ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Megjithatë, “Legendary” nuk është bashkëpunimi i parë i dyshes.

Ndër vite ata kanë bashkuar disa herë forcat për të sjellë hite tek publiku. Ndiqni më poshtë të gjitha projektet e Capital T dhe Mc Kresha…

Lyrical Son & MC Kresha feat Capital T – Paret vin N’fund T’mujit

Capital T feat. Mc Kresha – Ballin

Capital T ft. Mc Kresha – Numra

Capital T x Mc Kresha – HEKU QAFE

Capital T x MC Kresha – Legendary