menu

Eni Koçi korr super sukses këtë javë në “The Top List”


Ora: 16:04 Datë: 27/04/2017

Rikthimi i Eni Koçit në tregun muzikor duket qartë se ka kënaqur fansat e artistes. 21-vjeçarja ka publikuar projektin e saj muzikor të titulluar “Your Love”, në fillim të muajit prill dhe kjo këngë është pritur mjaft mirë.

Me një tekst tërësisht në anglisht, duket se Eni ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe këtë e vërteton më së miri ngjitja që ajo ka patur këtë javë në “The Top List”.

Falë votave të publikut, “Your Love” është ngjitur me 31 pozicione, duke u renditur në vendin e 19-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për këngëtaren, e cila është bërë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”, javën e kaluar.

Edhe pse Eni ishte menduar gjatë për publikimin e këtij projekti muzikor për shkak të tekstit tërësisht në anglisht, për fansat ky nuk ka qënë aspak problem. Ata kanë shijuar dhe mbështetur këngëtaren e tyre të preferuar.