Versioni ‘R&B’ i “Shi bie në Tiranë” i Eni Koci-t dhe Genc Prelvukaj është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” në javën e 106 të tij.

Kënga e krijuar dhe e kënduar fillimisht nga Fitnete Tuda në vitin 1996 u shndërrua në refren dhe himn për Tiranën dhe tashmë 21 vite më pas, vjen një version modern i saji.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj publikuan ripunimin e kësaj kënge 10 ditë më parë refreni i të cilit nuk ka ndryshuar aspak por i janë shtuar strofa rep-i dhe vija melodike të rrymës “R&B”.

Ky ripunim vjen si hyrje e re në klasifikim dhe për këtë javë votat e publikut e kanë renditur atë në vendin e 82.