Të gjithë njërëzit kanë filluar të numërojnë ditët e karantinimit pasi Coronavirus është bërë shkak që të paralizohet cdo gjë, daljet, grumubullimet publike etj.

Si pasojë artistët kanë vendosur të anullojnë gjithcka, duke mbyllur në shtëpi, në këto ditë të vështira që i gjithë vendi po kalon për shkak të këtij armiku të heshtur.

Këngët e publikuara kanë qënë të pakta këtë javë, duke bërë që kjo të jetë një ndër javët me më pak hyrje të vitit 2020. Vetëm dy projekte muzikore i janë shtuar listës këtë javë, Stresi me “Loco” dhe Sidrit Bejleri me “Premtim”.

Pavarësisht paralizimit të cdo gjëje, publiku ka kuptuar se muzika është ilaci i shpirtit dhe këtë e tregon fakti që ndjekësit e “The Top List” janë treguar tepër aktiv përmes votave të tyre.

Coronavirus nga ana tjetër ka zbuluar disa aftësit të reja tek artistët si edhe ambjentet ku ata jetojnë. Duket se artistët nuk janë të aftë vetëm në këndim, kjo gjëndje e paralizuar ka bërë që shumica prej tyre t’i futen pastrimit, hekurosjes, gatimit, leximit dhe shumë aktivitete të shumta brenda shtëpisë.

Duke shpresuar që cdo gjë të qetësohet, ndërkohë vazhdoni dëgjoni muzikë të mirë, argëtoheni me familjarët tuaj dhe qëndroni në shtëpi, për të mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.