Noizy dhe Stresi janë dy nga reperët më në zë të tregut muzikor shqiptar, të cilët janë njohur gjithmonë për rivalitetin e tyre. Gjasat që një ditë reperët do të bënin paqe ishin të vogla, por çdo gjë doli jashtë pritshmërive në vitin 2022.

Reperët jo vetëm që bënë paqe, por tashmë kanë edhe një raport miqësor të ngushtë me njeri-tjetrin. Së fundmi, ata ndezën sërish rrjetin, duke paralajmëruar se midis tyre do të ndodhte edhe një bashkëpunim muzikor.

Më në fund, ai u publikua dhe mban titullin “Medalioni”. Tek ky projekt ata trajtojnë disa tema, ndër të cilat është suksesi i tyre ndër vite, marrëdhëniet dhe besnikëria.

“Medalioni” është projekti i parë që nga “pajtimi” mes reperëve dhe menjëherë është pëlqyer shumë nga fansat. Teksa jemi gjithë sy e veshë për një tjetër bashkëpunim mes dyshes, le të shijojmë këtë hit që për këtë javë renditet në vend të 13-të të klasifikimit të ”The Top List”.