menu

“Columbiana” vazhdon kryesimin!


Ora: 13:17 Datë: 17/07/2018

“Columbiana” vazhdon edhe këtë javë të mos mposhtet!

Bashkëpunimi i Tayna dhe Don Phenom po korr një sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor shqiptar, pasi për tre javë rresht, ky projekt muzikor mban kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Fansat e dyshes së talentuar, vazhdojnë të dëgjojnë dhe votojnë rregullisht këngën “Columbiana”, e cila është shndërruar në këngën më të dëgjuar të momentit.

Pavarësisht se Tayna dhe Don Phenom kanë publikuar projekte të reja së fundmi, duket se me këtë bashkëpunim kanë qëlluar në shenjë, duke rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar.

Ndërkohë që vendi i parë mbetet i njëjtë, vendi i dytë dhe i tretë ka ndryshuar. Bashkëpunimi i Elvana Gjatës, Ledri Vulës dhe John Shahut, “Mike”, ka zënë vendin e dytë për këtë javë, duke u ngjitur me 48 pozicione nga java e kaluar. Ndërsa bashkëpunimi i Ledrit dhe Lyrical Son, “Princess Diana” për këtë javë renditet në vendin e tretë, duke u ngjitur me dy pozicione nga java e kaluar.

Sa i përket hyrjeve të reja, ndrysha nga java e kaluar, këtë javë kanë qënë vetëm dy këngë që janë futur në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.