Taksa të gjithë po përpiqen të sjellin duete sa më të veçanta këtë sezon veror, duket se dy artistë kanë arritur të ‘qëllojnë në shenjë’ me një surprizë për publikun. Po flasim për David Dreshaj dhe reperin Don Phenom.

Projekti i tyre më i ri mban titullin “Tequila” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Teksti është shkruar nga vetë artistët në bashkëpunim me producentin Cricket.

“Tequila” shënon bashkëpunimin e tyre të parë, teksa projekti i ka renditur dy artistët në vend të 9-të të listës për këtë javë. Që në çastet e para të publikimit, kënga e re e tyre u prit mjaft mirë nga publiku.

David Dreshaj duket se po i pëlqen bashkëpunimi me reperë, pasi më herët ai bashkoi forcat me Elinel për të sjellë “Ama Zemrën”. E në fakt ky kombinim kaq i veçantë u shkon shumë këtyre projekteve.

Kujtojmë se Davidi e kishte paralajmëruar bashkëpunimin e tij me Don Phenom kur ishte i ftuar në “Më lër të flas” në Top Channel. Mos ndoshta dhe projekti i radhës do vijë sërish me një reper?