Klasifikimi i të dielës së kaluar, më 22 Mars 2020, shënoi plot 222 javë. Nisur nga kjo rastësi, ne kemi vendosur t’i kushtojmë rëndësi vendit të dytë, duke zbuluar me përafërsi se cilët janë artistët që janë renditur më shumë në vendin e dytë në gjithë këto javë klasifikim.

Të renditesh në vendin e dytë, shpesh herë konsiderohet si një fitore, nga ana tjetër disa të tjerë shprehen se vendi i dytë është humbësi i parë. Ka edhe shumë nga ata artistë që shprehen se të jesh në vendin e dytë, nuk ka rëndësi, e rëndësishme është pjesëmarrja.

Madje shumë studiues shprehen se duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi vendit të dytë,pasi  vendi i parë nuk dihet ta marrë të gjithë vëmendjen. Studiuesit gjithashtu shtojnë se sipas shumë studimeve, artistët që janë renditur në vendin e dytë, shpesh herë kanë korrur më shumë sukses në të ardhmen.

Nisur nga formati që “Top Awards” ka, nuk ka asnjë humbës pasi në një listë me vetëm 100 vende, kur publikimet janë me mijëra edhe vendi i 100-të ka rëndësi.

Sipas llogaritjeve tonë, theksojmë që janë me përafërsi, rezulton se Ledri Vula, Elvana Gjata dhe Tayna janë tre artistët që janë renditur më shpesh në vendin e dytë. Për këta artistë mund të themi me bindje që janë ndër artistët më të suksesshëm në muzikë.