menu

Klajdi Haruni

#Bio

Klajd Haruni, një ndër këngëtarët më të preferuar të momentit, nisi pasionin e tij për muzikë duke kënduar karaoke në klube të ndryshme nate. Duket se ky zë i bukur i djalit me origjinë nga Korça, ra në veshin e duhur, pikërisht të kantautorit Flori Mumajesi, i cili e mori atë nën menaxhim.

Në Qershor 2011, Klajdi Haruni merr pjesë në “Top Fest 8” me këngën “Te Gjithe Sot Po Duan”. Karriera e tij si këngëtar do të fillonte pikërisht nga ky festival dhe me këtë këngë të Flori Mumajesit.

Klajdi vazhdon të jetë pjesë e shtëpisë diskografike “Threedots”.