# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Eugent Bushpepa

Eugent Bushpepa, i njohur gjthashtu si Gent Bushpepa ose Genti, është një këngëtar dhe kantautor shqiptar, i fokusuar kryesisht në rrymën rrok dhe alternative metal. Bushpepa është i njohur për sprektrin e tij të gjerë vokal dhe notat e larta dhe të fuqishme.

Bushpepa lindi në Rrëshen. Kontaktin e parë me këngën e pati që në moshën 6 vjeçare, ku u angazhua fillimisht me grupin ‘Pioneri’ dhe më pas e zgjeroi veprimtarinë e tij muzikore duke marrë pjesë në festivale të ndryshme në Shqipëri. Nisi të marrë leksione në kitarë në klasë të pestë. Me mbarimin e shkollës së mesme, shpërngulet në Bolonja, Itali, për të vazhduar studimet për mjekësi. Në vitin 2005, pas 4 vitesh në emigrim, rikthehet përsëri në Shqipëri, ku regjistrohet në Universitetin e Tiranës për të vazhduar më tej studimet e tij. Njëkohësisht, angazhohet si këngëtar në një emision të atëhershëm në Top Channel dhe që prej atëherë, vazhdon të mbetet aktiv në skenën e muzikës shqiptare.

Edhe pse karriera muzikore e Bushpepës nisi që në moshë të vogël, suksesin e gjerë në Shqipëri e fitoi nëpërmjet këngës Maska e Madhështisë” (2007), me të cilën u përfaqësua në edicionin e 4-të Top Fest. Pas pjesëmarrjes në Top Fest 4, Bushpepa merr pjesë dhe në edicione të tjera me këngë si “Viktimë” (2010), “Udhëtari” (2012), “Pranë Finishit” (2015). Në po këtë kompeticion, mori pjesë edhe me grupin “Sunrise” ku këndoi këngën “Ëngjëll”.

Përveç suksesit të padiskutueshëm në Shqipëri, talenti i Bushpepës ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, duke tërhequr herë pas here vëmendjen e artistëve të huaj, të cilët janë interesuar për të bashkëpunuar me artistin shqiptar. Në 2007, Bushpepa dhe grupi i tij performuan si akt hapës i koncertit të Deep Purple në Tiranë. Gjithashtu, ai shërbeu si akt mbështetës i grupit Duff McKagan gjatë performancës së tyre në Tiranë.

Gjatë Festës së Birrës 2013 të mbajtur në Korçë, Bushpepa perfomon në krah të Ron “Bumblefoot” Thal, kitaristit të Guns N’ Roses.

Në 2014, Eugenti performon si vokalist përkrahë Darkology gjatë turnet të tyre, si dhe me grupin “Overkill” në turneun europian në po të njëjtin vit, duke performuar në qytete të ndryshme të Spanjës, Portugalisë, Italisë, Zvicrës, Gjermanisë dhe Hollandës.

Gjatë 2017, Bushpepa mori pjesë në emisionin The Voice of Albania, ku shërbeu si asistent-këshilltar i skuadrës së Besa Kokëdhimës një prej kritikeve të emisionit.

Në dhjetor të 2017, merr pjesë dhe shpallet fituesi i Festivalit të 56-të të Këngës, të transmetuar në Radio Televizionin Shqiptar RTSH, me këngën e kompozuar dhe orkestruar tërësisht prej tij, “Mall”. Me fitoret e tij, i jepet dhe mundësia të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës (Eurovision Song Contest) në 2018.

Bazuar në një shondazh të mbajtur nga portali Wiwiiblogss para fillimit të Eurovision, në lidhje me vokalistin mashkull më të pëlqyer të publikut nga 12 vokalistët konkurrentë meshkuj, Eugenti zuri vendin e parë në preferencat e publikut, duke fituar 21.75% të votave.

NEWS

Momente të Eugent Bushpepës në "A Live Night"!

“A Live Night” padyshim që përgjatë gjithë javëve të fundit ka sjellë për ju intervistat më unike dhe muzikën live më të mirë nga artistët më në zë dhe të talentuar të showbiz-it tonë. Këtë të shtunë, Eugent Bushpepa ka rrëfyer gjithë jetën e tij, duke nisur nga fëmijëria, sakrificat...

Nga pjesëmarrja në Top Fest deri te përfaqësimi në Eurovision, Eugent Bushpepa zbulon gjithçka në “A Live Night”!

“A Live Night” padyshim që përgjatë gjithë javëve të fundit ka sjellë për ju intervistat më unike dhe muzikën ‘live’ më të mirë nga artistët më në zë dhe të talentuar të showbiz-it tonë. Këtë të shtunë, Eugent Bushpepa ka rrëfyer gjithë jetën e tij, duke nisur nga fëmijëria, sakrificat...

Eugent Bushpepa 'do të elektrizojë' skenën e "A Live Night", ja se çfarë do të këndojë!

“A Live Night” po na mban çdo të shtunë mbrëma të gozhduar para ekranit. Kemi zbuluar një anë tjetër që nuk e njihnim më parë të artistëve më në zë dhe kemi ndjekur disa nga hitet e tyre më të mira ndër vite. Artisti i kësaj jave i ”A Live...

Eugent Bushpepa do të jetë artisti i kësaj jave në ”A Live Night”!

“A Live Night” po na mban çdo të shtunë mbrëma të gozhduar para ekranit. Kemi zbuluar një anë tjetër që nuk e njihnim më parë të artistëve më në zë dhe kemi ndjekur disa nga hitet e tyre më të mira ndër vite. Artisti i kësaj jave i ”A Live...

Renis Gjoka me një koncert që bëri bashkë yje të muzikës në shtëpinë e diktatorit hyn në listë me 3 këngë të reja!

Këngëtari i mirënjohur Renis Gjoka, publikoi në kanalin e tij në “Youtube”, koncertin e plotë të bërë para pak kohësh, i titulluar “Rock The Dictator”, si dhe këngët e ndara gjatë tij. Renisin mund t’a kujtojmë me daljet e tij të para në “Top Fest” si pjesë e grupit “Burn”...

Ja cilat janë këngët më "të vjetra" të klasifikimit!

Pavarësisht se nga java në java klasifikimit të “Top Awards”, i shtohet projekte të reja muzikore, disa këngë ia kanë dalë ta përballojnë konkurrencën, duke qëndruar për një kohë të gjatë në listë. Po cilat janë këngët më “jetëgjatë” në klasifikimin e “The Top List”? Kënga që mban titullin si...

"Top 20" sjell pafund ndryshime këtë javë, dy këngë të reja dhe hyrje të papritura!

Artistët vazhdojnë të punojnë fort dhe të prodhojnë muzikë të re, duke kënaqur sa më shumë publikun por vecanërisht fansat e tyre. Jemi në javën e 240-të të klasifikimit zyrtar të “Top Awards”, i cili ka ardhur me ndryshime, jo vetëm sa i përket kreut por edhe “Top 20”. Gjatë...

Eugent Bushpepa, së shpejti nënshkrimin e një kontrate me një shtëpi diskografike italiane?

Eugent Bushpepa, artisti i suksesshëm shqiptar, është tashmë një emër i njohur jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. Pjesëmarrja e tij në Eurovizion, bëri që artisti të krijojë fansa nga e gjitha bota dhe kjo për shkak të vokalit tij të fuqishëm. Momentlisht artisti është ende duke shijuar...

Ja mes kujt u ndanë muajt e dy stinëve të para të vitit

Viti 2020 është cilësuar derimë tani si një vit jo shumë i mbarë për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur por duket se cdo gjë i përket të shkuarës tani. Muzika është ajo që shëron cdo plagë dhe publiku i “Top Awards” vazhdon të mbështesë artistët e tyre të preferuar...

Këngët që kanë ndryshuar më shumë pozicione këtë javë!

Kjo java thuajse po kthen në normalitet gjendjen që prej muajsh kishte pushtuar muzikën dhe cdo aspekt tjetër të jetës. Artistët kanë filluar të publikojnë muzikë të re ndërsa publiku jo vetëm që vazhdon t’i votojë por gjithashtu ka filluar tashmë ta shijojë muzikën nëpër lokale të ndryshme, duke qënë...

Ja cilët artistë të klasifikimit janë në Top Listën e karantinës

Pavarësisht efekteve negative që karantina ka shkaktuar, ka patur edhe gjëra pozitive. Së pari thuajse të gjithë po kalojnë disa ditë të mrekullueshme pranë familjarëve të tyre dhe së dyti artistët kanë vendosur të zbulojnë më shumë rreth jetës së tyre familjare por edhe të gjenden pranë fansave të tyre...

27 këngët e reja që solli Shkurti në 29 ditë

Muaji Shkurt i këtij viti përveçse i vecantë se përbëhej nga 29 ditë, ai është konsideruar gjithashtu  special për publikimet e shumta muzikore që ka patur. Duket se fakti që është muaji i dashurisë, artistët vihen në lëvizje duke publikuar projekte muzikore, të cilat i dedikohet dashurisë por edhe tradhëtarëve....

Ekskluzive/ Eugent Bushpepa së shpejti një koncert recital

Zëri i tij ka kënaqur të gjithë ndjekësit e “Top Awards” falë projektit më të ri muzikor “Stay With Me Tonight”. Përveç zërit, muzikës dhe tekstit, një bukuri të veçantë të gjithë këtij projekti i ka dhënë prania e Adrola Dushit, një prej femrave më të bukura në Shqipëri. Në...

Ja pse zëri i artë i Bushpepës nuk ka qënë kurrë pjesë e 218 javëve të "The Top List"

Pavarësisht se klasifikimi i “The Top List” mbush thuajse 4 vjet që nga koha e krijimit të tij, Eugent Bushpepa, një prej artistëve më vokalin më të mrekullueshëm, nuk ka qënë asnjëherë pjesë e tij. Artisti, i cili dallohet për performancat e tij “live” të fuqishme, ka bërë debutimin e...