Pavarësisht se klasifikimi i “The Top List” mbush thuajse 4 vjet që nga koha e krijimit të tij, Eugent Bushpepa, një prej artistëve më vokalin më të mrekullueshëm, nuk ka qënë asnjëherë pjesë e tij. Artisti, i cili dallohet për performancat e tij “live” të fuqishme, ka bërë debutimin e tij në listë pikërisht në javën e 218-të dhe ka marrë vlerësimin e duhur, duke u renditur menjëherë në vendin e parë.

Po cila është arsyeja që Geni nuk ka qënë asnjëherë pjesë e “The Top List”?

Kantautori shqiptar, i cili është i fokusuar kryesisht tek rrymat “rock” dhe “alternative”, ka qënë një ndër artistët më besnik të festivalit të muzikës moderne “Top Fest”. Nëse do të kthehemi pas në kohë, ka qënë pikërisht kënga “Maska e Madhështisë” në “Top Fest 4”, një këngë më të cilën Genti mori një sukses të madh.Kujtojmë gjithashtu edhe një tjetër sukses të Gentit në “Top Fest 6” me këngën “Stine Dreqi”.  Në “Top Fest 9” ai mori sërish pjesë dhe kësaj radhe me “Udhëtari” dhe në “Top Fest 10” me “Viktime”.Genti ishte gjithashtu pjesëmarrës edhe në “Top Festin e Fundit” në 2015, një këngë e kualifikuar në finale.

Bushpepa, i cili është vlerësuar me shumë cmime në karrierën e tij muzikore, kulmin e suksesit e arriti me pjesëmarrëjen e tij në Eurosong 2018-të, duke përfaqësuar Shqipërinë në mënyrën më të mirë. Bazuar në një sondazh të mbajtur nga portali “Wiwiiblogss” para fillimit të Eurovision, në lidhje me vokalistin mashkull më të pëlqyer të publikut, nga 12 vokalistët konkurrentë meshkuj, Eugenti zuri vendin e parë në preferencat e publikut, duke fituar 21.75% të votave.

Si një artist që ka preferuar të marrë pjesë në festivalet e muzikës, Genti nuk ka publikuar ndonjë “single” në mënyrë që publiku ta bënte pjesë të klasifikimeve muzikore. Eshtë kjo pikërisht arsyeja që Genti nuk ka qënë pjesë e klasifikimit derimë tani. Pas thuajse 2 vitesh mungesë, duke mos prodhuar asgjë të re, Genti ka bërë një rikthim dinjitoz me “Stay With Me Tonight”.

Nëse dëshironi të zbuloni më shumë për karrierën e Eugent Bushpepës, në kategorinë Artistë gjendet gjithcka rreth tij, që prej hapave të parë në muzikë.