Këngëtari i mirënjohur Renis Gjoka, publikoi në kanalin e tij në “Youtube”, koncertin e plotë të bërë para pak kohësh, i titulluar “Rock The Dictator”, si dhe këngët e ndara gjatë tij.

Renisin mund t’a kujtojmë me daljet e tij të para në “Top Fest” si pjesë e grupit “Burn” me këngën “Një hap përpara”. Kënga bëri goxha bujë në atë kohë dhe u pëlqye shumë nga publiku. Ajo që bëri përshtypje në fillim ishte zëri i tij karakteristik prej ‘rockeri’.

Një nga këngët që u votua për të qenë pjesë e klasifikimit në “The Top List” ishte ajo me robert Aliaj Dragot. Ky duet u prit përgjithësish mirë, nisur dhe nga karakteri karizmatik i Robertit që di të dhurojë gjithmonë spektakël dhe bujë.

Renis Gjoka solli një tjetër këngë me këngëtarin e mirënjohur të rrymës rock, Eugent Bushpepa, të titulluar “Thyej qafën”.

Këto ishin vetëm disa nga 24 videot premierë që u publikuan në “Youtube” nga koncerti “rock the Dictator”. Renisi bëri dhe një duet me xhaxhain e tij, Aleksandër Gjoka, me këngën “I njëjti do mbetem”.

Renisi ka ditur të bëjë gjithmonë zgjedhjet e duhura në muzikë, tekst, videoklip dhe kjo është arsyeja që ai dallon nga shumë këngëtarë të tjerë. Një zë dhe një artist si Renis Gjoka, i duhen patjetër skenës shqiptare.