“A Live Night” po na mban çdo të shtunë mbrëma të gozhduar para ekranit. Kemi zbuluar një anë tjetër që nuk e njihnim më parë të artistëve më në zë dhe kemi ndjekur disa nga hitet e tyre më të mira ndër vite. Artisti i kësaj jave i ”A Live Night” do të jetë Eugent Bushpepa.

Artisti do të jetë pjesë e “A Live Night” për të na treguar detaje që nuk i dinit më parë nga jeta e tij, duke nisur që nga fëmijëria e tij e duke vazhduar deri në ditët e sotme. Rocker-i juaj i preferuar rikthehet në shtëpi, në një natë me adrenalinë dhe të pathënat e një karriere! Ja se cilat janë disa nga hitet e tij të cilat do të performojë…

1. Maska e madhështisë

2. Stinë Dreqi
3. Udhëtari
4. Mall
5. Stay With Me Tonight