“A Live Night” po na mban çdo të shtunë mbrëma të gozhduar para ekranit. Kemi zbuluar një anë tjetër që nuk e njihnim më parë të artistëve më në zë dhe kemi ndjekur disa nga hitet e tyre më të mira ndër vite. Artisti i kësaj jave i ”A Live Night” do të jetë Eugent Bushpepa.

Mund të themi me plot gojën që Eugent Bushpepa është një rocker i mirëfilltë dhe një këngëtar i talentuar, me të cilin ne krenohemi. Vokali dhe timbri i tij i pashoqë, të bën ta dëgjosh e ta ridëgjosh dhe ta kërkosh gjithmonë e më shumë që të jetë pjesë e skenës.

Performancat e tij drithëruese janë për t’u vlerësuar dhe admiruar. Që nga dalja e tij e parë publike e deri më sot, fansat e Eugentit sa vijnë e shtohen dhe patjetër që ai ja shpërblen më së miri adhuruesve të tij të flaktë, duke i falur kënaqësinë e dëgjimit të këngëve të tij unike.

Eugenti me performancat e tij arrin të ndez skenën dhe të përçojë tek publiku emocione të mëdha. Na mbetet të presim deri të shtunën e ardhshme për të ndjekur intervistën e veçantë dhe performancat e zjarrta të Eugent Bushpepa.