Ata thonë se jam i cmendur“, kështu nis teksti i këngës më të re të Stresit, të titulluar “Loco”. Stresi, një ndër reperat më të përfolur kur bëhet fjalë për cmenduri, ka vendosur t’ju përgjigjet të gjithë atyre që e konsiderojnë të cmendur, përmes këngës së tij më të re.

E publikuar rreth dy javë më parë, Stresi është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes me këtë projekt muzikor, i cili është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Momentalisht, Stresi ka mbetur në Athinë, për shkak të mbylljes së kufijve. Duket se karantinimi i tij po shkon për mrekulli, i cili duket më shumë si një argëtim mes shokësh.

Në një intervistë të dhënë për “Shqipëria Live” në Top Channel, djali “i cmendur” ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm për shqiptarët, kryesisht moshatareve te tij: “Ju lutem qëndroni në shtëpi dhe lëreni egon prej shqiptari. Zbatoni rregullat që ka vënë qeveria aktuale“.

Duke dëgjuar me shumë vëmendje cdo këshillë, shijoni djalin ” e cmendur” dhe këngën e tij “Loco”, e cila këtë javë mban vendin e 100-të.