Elvana Gjata dhe Noizy kanë sjellë për dëgjuesit bashkëpunimin e tyre të parë. Kur reperi njoftoi se albumi i ri, “Alpha”, do të publikohet më 7 prill, të gjithë ishin të emocionuar, por më shumë për faktin se mes shumë artistësh të njohur do të ishte edhe emri i Elvanës.

Kënga e tyre titullohet “My All”. Mesa duket Noizy e ka manifestuar këtë këngë pasi në gusht 2022, Noizy u shpreh se nuk dëshiron ta mbyllë karrierën pa pasur këngë me Elvana Gjatën.

Gjithashtu, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe faktin se në minutën e 02:20 të këngës, dëgjohet edhe zëri i Luiz Ejllit. Noizy e ka përmendur shpesh mbështetjen e tij për banorin e “BBV”, por kjo ishte qershia mbi tortë.

“My All” është pëlqyer shumë nga fansat që në çastet e para të publikimit. Votat e tyre e kanë renditr këtë projekt menjëherë në Top 5, e më saktësisht në vend të katërt të “The Top List”.