Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023. Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2023, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese.
Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Në një lidhje telefonike ishte aktori i njohur i humorit Romeo Veshaj i cili dha urimin e tij të përzemërt për të gjithë shqiptarët:
Urime Vitin e Ri dhe ishalla vetëm shëndet dhe mbarësi. Dua për veten dhe shqiptarët të jenë të qeshur dhe të kenë kujtime sa më të bukura.
Kur do të dalë albumi i ri i Romeos?
Në fund të shkurtit me shumë shpresa. 12 këngët nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Kam shumë projekte të reja që do t’i bëjë me dije muajt në vijim.
Kujtimi më i bukur i Romeos për vitin 2023?
Propozimi për martesë i Donaldit.