Përpos aktrimit dhe moderimit vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me të cilin kanë lançuar mjaft këngë të suksesshme dhe kanë arritur miliona klikime.

E jo vetëm së bashku, por dyshja në disa nga projektet e fundit janë ‘ndarë’ për të sjell projekte ‘solo’ ose në bashkëpunim me artistë të tjerë, si rasti i Romeos me Ermal Fejzullahun. Këtë verë të dy artistët kanë publikuar këngën e tyre me titull “Më e mira”, e cila u pëlqye shumë nga publiku. Ditën e sotme me anë të një Instastory, Romeo na ka treguar se kënga ka arritur tashmë 10 milionë klikime në platformën YouTube.