Pas disa javësh në vend të parë, Gjesti bie nga ‘froni’ i klasifikimit të “The Top List”. Kreun ia rrëmben këtë javë Noizy me një nga projektet e tij më të fundit.

“Çantën” është një nga nga këngët e albumit të ri të Noizyt, që është publikuar së fundmi dhe ka rezultuar si më e votuara nga publiku. Në këtë mënyrë, Gjesti zbret në vend të dytë me “Veshu Ndrequ”.

Në vend të tretë, renditet sërish Noizy me një tjetër këngë nga albumi “Icon”. Këtë herë është bashkëpunimi i tij me Young Zerka dhe Rozana Radi, “Lule Bore”.

Në vend të katërt renditet sërish Egli Tako me “Jetë”. Top 5 për këtë javë e mbyll sërish një hyrje e re, bëhet fjalë për “Hajde dalim” nga Xhensila Myrtezaj.