Duket se Dafina Zeqiri nuk ka ndërmend të ndalet duke sjellë projekte të reja muzikore dhe para pak ditësh publikoi surprizën e saj të radhës. Dafi është pjesë e një prej këngëve, pjesë e EP-së që po publikon Ron Zaiti, një mik dhe bashkëpunëtor shumë i mirë i këngëtares. “Boma ni tel” quhet bashkëpunimi i dyshes.

Ron Zaiti është një nga reperat më të rinj të momentit dhe pjesë e grupit të ‘Money Team’. Në vetëm pak kohë reperi ka publikuar projekte muzikore shumë të suksesshme, ku disa prej tyre janë bashkëpunime me këngëtaret e njohura Dafina Zeqiri dhe Semi Jaupaj, këngë të cilat janë pëlqyer shumë

“Boma ni tel” është pëlqyer shumë nga fansat e dyshes që e kanë votuar për të qenë pjesë e klasifikimit të “The Top List” për këtë javë. Klipi i këtij projekti është gjithashtu mjaft interesant.

Dy artistët shihen të veshur si piratë në një anije të vjetër, që të jep përshtypjen se po sheh një version modern të “Piratëve të Karaibeve”. Një klip ky shumë ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim dhe që të tërheq menjëherë vëmendjen. “Boma ni tel” e ka renditur dyshen në vend të 53-të për këtë javë.