Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio kanë qenë ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Lorenc Hasrama dhe Armaldo Kllogjeri. Ata kanë treguar më shumë rreth planeve jashtë “BBV” në lidhje me karrierën e tyre por sigurisht që edhe fenomenin e këtij viti si edicion nuk e kanë lënë pa përmendur.
A do të ketë një bashkëpunim mes Lorencit dhe Maestros?
Lorenc: Kjo si dihet asnjëherë, pse jo? Gjithmonë me surpriza.
Armaldo: Këngë paçim sa herë. Pastaj pse mos ta kemi një këngë me Lencin?
Maestro këtë javë ka qenë shumë i pranishëm në disa intervista për të zbuluar më shumë rreth projekteve për të cilat po punon.
Armaldo: Nesër kemi “Maestro troket folk”, muzikë popullore qytetare në Teatrin e Operas dhe Baletit në orën 20:00 ku është i ftuar Ylli Baka dhe Era Rusi. Janë këngë popullore qytetare me orkestrën e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve dhe me valltarët e këtij ansambli. Do të jetë një mbrëmje e bukur.
Ndër të tjera Maestro shtoi se:
Me famën që më dha ‘Big Brother’-i njerëzit duan që të më dëgjojnë dhe duan të më shikojnë më afër jo vetëm brenda shtëpisë së BBV por edhe se si unë interpretoj edhe muzikën popullore.
Me Valbona Memën si janë raportet?
Shumë mirë.
Si ka qenë hyrja, qëndrimi dhe eksperienca e Maestros në BBV?
Dalja, torturë e vërtetë. Atëherë është një eksperiencë unike për mua, që i përmban të gjitha brenda, gëzimin, dashurinë, buzëqeshjen, hidhërimin, lëndimin. Është një eksperiencë ku i kam provuar të gjitha por në fund të asaj dere që ne e mbyllëm kur dolëm besoj se na ka mësuar shumë gjëra në jetë pavarësisht moshës dhe eksperiencës që unë kam dhe i kam kaluar këto gjëra, aty brenda ishte shumë e vështirë. Disa gjëra në jetë që mua do më vlejnë shumë. Përsa i përket lojës apo qëndrimit tim aty brenda unë nuk vajta me qëllimin për ta fituar “Big Brother”-in por vajta me qëllimin për të dhënë më të mirën time.