Një bashkëpunim tjetër dhe mjaft i suksesshëm i kësaj jave vjen midis Lorenc Hasramës dhe Olsi Bylykut titulluar “Hëna”. Kënga e tyre arriti të thyejë rekorde pëlqyeshmërie tek fansat, të cilët e votuan për të hyrë në “The Top List”.

Një projekt i cili u bë viral në rrjetet sociale ende pa u publikuar zyrtarisht në kanalin zyrtar të Lorencit. Mesa duket ‘dashuria’ është tema mbizotëruese e këngëve të krijuara së fundmi nga artistët.

E mesa kuptojmë, një kombinim i tillë mes Lorencit dhe Olsit, ishte i sigurtë që do të na shkrinte zemrat. “Hëna” ishte një nga ato këngë që secili mund të gjejë pak copëza nga vetja.

Melankolia e sezonit të vjeshtës ka filluar të ndihet dhe tek projektet muzikore. Lorenc dhe Olsi pozicionohen në vend të 100-të të listës me këngën më të ëmbël të javës.