Të gjithë e mbajmë mend këngën hit të Flori Mumajesit, “Playback”. Fraza “E ke ti një talent, dhe pse unë nuk po ta them”, bëri aq bujë në kohën kur Flori e këndoi në festivalin e “Kënga Magjike”, sa edhe sot e kësaj dite është e vështirë të harrohet.
Megjithatë, ka një detaj që Flori nuk na e kishte thënë më parë. U desh të kalonin 12 vite që kantautori të zbulonte se zëri i vajzës në sfond në këngën “Playback”, është ai i Eneda Tarifës. Në një postim të bërë në InstaStory, Flori shkroi:
Në atë kohë nuk ishte ide dhe aq e mirë të merrje pjesë në festival me një këngë të tillë. Zërat që për mua i dhanë këngës 50% që i mungonte janë të bishës Eneda Tarifa.
Nga ana tjetër ka reaguar dhe Eneda Tarifa duke shprehur vlerësimin për kolegun dhe mikun e saj. Ajo shkroi:
Prit njëherë se nuk e dimë kush është bisha këtu… Nuk mund të mos frymëzohesh nga ty… Mua zëri më ka buruar në çdo gjë që kemi prodhuar bashkë… Nuk ka dy në muzikë si ty Flor! Je dashni…