Eneda Tarifa vjen me një risi së fundmi. Ajo ka sjellë “Kjani Trima”, një ripunim të një këngë të njohur arbëreshe.

Kënga e vjetër kushtuar heroit kombëtar Skënderbeut, e cila është trashëguar brez pas brezi, vjen tanimë e përpunuar në kohën moderne. ”Kjani trima” e Eneda Tarifës ndërthuret kaq bukur me ritme që të bëjnë të kërcesh.

Duhet thënë që Eneda ia ka dalë më së miri për të bërë bashkë traditën shqiptare dhe të renë në një këngë të vetme. Shqipja arkaike, elementet identifikuese të të folurës arbëreshe, si dhe veshjet karakteristike janë ato që e bëjnë këngën edhe më të veçantë dhe që ka bërë të tërheqë menjëherë vëmendjen e publikut.

Tani një këngë e vjetër shqiptare i shtohet repertorit të artistes. ”Kjani trima” e ka renditur Eneda Tarifën në vend të 36-të për këtë javë.