Mbrëmjen e së shtunës ishte finalja e madhe e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Para se të shpallej fituesi në mesnatë çifti më i dashur i publikut që u krijua brenda shtëpisë më të famshme kurorëzoi dashurinë në martesë. Ishte vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që kurorëzoi çiftin. Çifti pranuan të gjithë betimet dhe i vendosën unazat njëri-tjetrit.
E tashmë, pas kurorëzimit të tij si fitues i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli i është rikthyer këndimit. Luizi mbajti koncertin e parë dhe të shumëpritur nga fansat e tij pas finales së madhe. Në krah të tij performoi edhe reperi i famshëm shqiptar, Noizy, i cili gjithashtu ishte i ftuar.
E teksa dhuruan atmosferë të zjarrtë për publikun, dyshja paralajmëruan para turmës së fansave edhe një bashkëpunim. Fillimisht Noizy tha se është në plan një këngë, pastaj dy dhe më pas pyeti publikun: “Po sikur të bëjmë një album?” Mes duartrokitjeve të shumta, ai tha se përtej shakave, Luizin sapo të marrë veten do ta fusë në studio dhe nuk do ta lejojë që të dalë për një muaj prej aty.