“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
“Dancing With The Stars” ka rezervuar një surprizë për të gjithë ndjekësit. Javën e ardhshme pjesëmarrës në programin e kërcimit do të jetë këngëtari dhe kantautori i njohur Alban Skënderaj.
Dy herë fitues i “Top Fest”, i vlerësuar me dhjetra çmime të tjera, 20 vite karrierë e hite të pavdekshme. Kantautori që ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve kudo ndodhen. Një mbrëmje e gjitha e dedikuar muzikës së tij.
Alban Skënderaj do të këndojë disa nga hitet e tij më mira dhe më të dëgjuarat nga audienca. Hitet e tij do të kërcehen nga konkurrentët, të cilët do të sjellin në skenë zhanera të ndryshëm.
Këngët më të dëgjuara dhe më të dashura nga Albani, që kanë rrëmbyer zemrat e publikut, do të vijnë ndryshe të premten e ardhshme në ekranin e Top Channel. Jo vetëm kaq, por Alban Skënderaj do të prezantojë gjithashtu dhe këngën e tij më të re.
Na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar gjithçka. Bëhuni gati!