Për disa javë rresht, zona e nxehtë e klasifikimit ishte betonizuar nga disa projekte muzikore, duke mos u mposhtur nga projektet e reja të listës.
Kjo javë ka sjellë një surprizë sa i përket treshes më të dëgjuar të javës pasi kemi një hyrje të re dhe bëhet fjalë për “Nale” të artistit Adriano. Falë mbështetjes së madhe nga ana e fansave, kjo këngë, e cila ka 33 javë në listë, ka mundur të ngjitet me 9 pozicione, duke u pozicionuar në vendin e dytë. “Nale” ka mundur të zhvendosë bashkëpunimin e Tayna dhe Ledri, “Aje”, duke e çuar në vendin e 4-t.
Lidhur me këtë sukses, Adriano ka bërë një postim në profilin e tij zyrtar në Instagram, në të cilin i është drejtuar fansave se do t’i gjente kush ishin ata që e kishin votuar dhe se do i falenderonte një e nga një.
Adriano Rama, i cili është gjithashtu edhe producent, momentalisht është duke shijuar suksesin e projektit “Nale” pasi derimë tani nuk kemi ndonjë deklaratë nga ana e tij nëse po merret me ndonjë prurje të re muzikore.