Numen është shndërruar në një emër mjaft të preferuar në tregun muzikor shqiptar. Pavarësisht se në videot e tij, Numen nuk jemi mësuar ta shohim, zëri i tij është mjaft i dallueshëm për shkak të stilit mjaft të veçantë.
E, mbase ”I ke harru” ka qenë një ndër projektet e tij më të suksesshme. Kjo dhe për arsyen se Numen di gjithmonë si të godasë me tekstet dhe melodinë në çdo këngë të tij.
“I ke harru” është publikuar rreth 2 vite më parë dhe ende vazhdon e preferohet shumë nga publiku. Tashmë Numen është siguruar që të sjellë një tjetër hit.
Ai ka publikuar së fundmi pjesën e dytë të kësaj kënge që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”. Ky projekt është e sigurt që do të vazhdojë të na shoqërojë për shumë gjatë.