Dy këngëtaret e njohura dhe ish-kunatat e famshme, Nora Istrefi dhe Tuna, kanë vendosur të bashkohen për një duet muzikor. Ky lajm ka shkaktuar shumë entuziazëm dhe kuriozitet mes fansave, duke pasur parasysh tensionet e mëparshme që kanë karakterizuar marrëdhënien e tyre.

Dikur nuse në familjen Berisha, raporti midis dy këngëtareve është përfolur gjithmonë si jo i mirë shoqëruar me mosmarrëveshje dhe polemika. Gjatë kohëve të fundit ajo që ka habitur ndjekësit dhe fansat janë postimet e përbashkëta në profilet e tyre.

Tuna dhe Nora kanë zhvilluar disa foto së bashku ndërsa po diskutohet për një bashkëpunim të mundshëm midis tyre. Në një video të postuar nga fotot që kanë zhvilluar së bashku Tuna ka thënë: “Kështu s’jena knaq kur jena kon kunata. Me ex-kunin on fllik.”

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të presim së çfarë dy këngëtaret kanë përgatitur për fansat e tyre.