Vera që shkoi solli shumë bashkëpunime mes artistëve më në zë. E sigurisht impakti ka qenë edhe më i gjerë tek publiku.
Një ndër bashkëpunimet më të suksesshme dhe më të pëlqyerat e publikut, rezultoi të ishte dhe “Gajde” e Dhurata Dorës dhe Elvana Gjatës. Edhe pse ka kaluar kohë që nga publikimi i këtij projekti, duket se kënga e dyshes vazhdon të mbetet një hit.
Bashkëpunimi i Dhuratës dhe Elvanës ishte padyshim një nga hitet e verësqë sapo lamë pas. E mesa duket natyra ritmike dhe shumë e këndshme e kësaj kënge do të na ndjekë edhe në muajt në vazhdim.
“Gajde” ka arritur që këtë javë të rrëmbejë fronin e “The Top List”. Madje dyshja e vajzave janë rritur me plot 22 pozicione nga java e kaluar. Le të presim edhe pak për të parë se me çfarë surprizash do të hasemi javën që vjen në klasifikim.