Artistët shqiptar kanë nisur sezonin e tyre dimëror të punës, duke lënë pas atë veror. Shumë këngëtarë, nuk kanë humbur kohë, dhe menjëherë i janë bashkuar dëshirës së fansave të tyre, duke i kënaqur me produksione të reja muzikore.
Java e kaluar solli 8 projekte të reja në listë, duke u futur në javët me më shumë hyrje të reja në gjithë historinë e klasifikimit të “Top Awards”. Kjo java nuk ka rezultuar aspak e qetë sa përket hyrjeve të reja por edhe ndryshimeve në “Top 5”.
Vendin e parë, si kënga më e dëgjuar dhe më e votuar e javës, e mban bashkëpunimi më i fundit i Majk dhe Capital T, “Hala”. Kjo këngë, e cila pati një debutim të shkëlqeyr javën e kaluar, duke u renditur në vendin e dytë, këtë javë ka rrëmbyer kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Në vendin e dytë është renditur “Sicko” e Tayna-s, e cila edhe pse ka 4 javë në klasifikim, vetëm këtë javë ka mundur të futet në zonën e nxehtë të listës. Por Tayna vazhdon të ketë vëmendjen e publikut edhe më një tjetër këngë dhe bëhet fjalë për bashkëpunimin e saj me Dafina Zeqirin, “Bye Bye“, i cili duket se nuk po njeh konkurrencë. Edhe pse është në javën e 14-të të saj në listë, ky projekte muzikor vazhdon të dëgjohet dhe votohet pafund nga fansat e dyshes, duke u renditur e treta.
Tayna ia ka dalë të jetë edhe në vendin e 4-t me “Pasite”, bashkëpunimi i saj me Mc Kresha dhe Lyrical Son, i cili po ashtu ka rezultuar një super sukses, duke zënë vendin e parë për disa javë rresht.
Në vendin e 5-të pozicionohet bashkëpunimi i Majk dhe Butrint Imerit, “Sa gjynah”. Kjo këngë, e cila shënon plot 32 javë në klasifikim, është ngjitur me 7 pozicione këtë javë, duke u futur në 5-shen e këngëve më të preferuara të publikut shqiptar.