Sërish një tjetër javë e suksesshme për Alban Skënderaj. Artisti ka arritur të rrëmbejë sërish fronin e listës së 100 këngëve më të mira shqiptare të javës me “Spektatore”.

Duket se projekti i tij “Spektatore” është një ogur i mirë dhe fatsjellës për këngëtarin dhe ka rezultuar ndër më të preferuarit e publikut. “Spektatore” padyshim që ka tërhequr mjaft zemrat e publikut që me çastet e para të publikimit. Fillimisht edhe pse një hyrje e re, ky projekt i Albanit arriti që të renditej në vend të katërt të klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare.

Më pas arriti që nëpërmjet kësaj kënge Albani të renditej në krye dhe të merrte fronin e “The Top List”. Duket se “Spektatore” është një ndër më të preferuarat e fansave të tij që po e votojnë më së shumti për të qenë në krye.