Ndryshime të mëdha këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Duket se ky vit do sjellë surpriza…
Kreu këtë javë dhe këtë fillimvit, i përket Yll Limanit me projektin e tij të fundit, “Dje”. Kjo këngë është rritur me një pozicion nga java e kaluar, duke ‘ia rrëmbyer’ fronin Ledri Vulës me “Oj Oj Oj”.
Surpriza e Top 5 këtë javë është Sahati, e cila me këngën e saj “Again Again”, është rritur me plot 42 pozicione dhe renditet në vend të katërt. Sa i përket vendit të pestë, Rozana Radi me “Vetes” mbyll Top 5 këtë javë.
Nëse zbresim fare pak më poshtë, do të shohim se në vend të gjashtë renditet Adem me “TIB”, me plot 92 pozicione më lart nga java që lamë pas. Surprizat vazhdojnë në Top 10, ku në vend të 8-të kemi Sonia Vokopolën me “Ti je”, me 51 vende më lart. Një tjetër projekt i saj, “Po ti s’e di”, renditet në vend të 9-të, me 90 vende më lart.
Top 10 mbyllet me Inis Nezirin me “Sa netë”, me plot 73 vende më lart nga java e kaluar. Sa i përket Top 20, rritjet më të mëdha fillojnë me “OMW” nga Rina dhe Ardian Bujupi në vend të 16-të, me 23 vende më lart. Elvana Gjata dhe Ledri Vula me “Shhh” renditen në vend të 17-të, me 32 vende më lart. Top 20 e mbyll Marin me “Money”.