“Madonna” është një nga hyrjet e reja të klasifikimit të “Top Awards” e sjellë nga Mozzik dhe që ka debutuar mjaft mirë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

E shndërruar shumë shpejt në një “meme” për shkak të tekstit provokues që ajo përmban, “Madonna” është sugjeruar pafund nga publiku shqiptar, duke e renditur në vendin e 8-të.

Hyrja e Mozzik me projektin e tij më të fundit muzikor ka koresponduar me daljen e “Labyrinth”, kënga e kënduar nga ish-bashkëshortja e tij, Loredana. Kjo këngë ka mundur të qëndrojë në listë për një kohë të gjatë, ekzaktësisht 55 javë.

Pavarësisht se Loredena mbetet jashtë me këtë këngë, ajo vazhdon ende të jetë pjesë e “The Top List” me këngët si “Eiskalt” bashkëpunimin me Mozzik si edhe “Genick”, e cila për këtë javë mban vendin e 72-të.