Ndërsa temperaturat po ngrihen, muzika nuk mbetet pas, duke premtuar një verë të nxehtë për adhuruesit e ritmeve. Të fundit që po i shtojnë zjarrin sezonit janë Noizy dhe Era Istrefi.
Para rreth një muaji, postimi i fundit në Instagramin e Noizyt hodhi dyshimet se ai dhe Era Istrefi do të vijnë me një bashkëpunim në muzikë. Reperi publikoi një video ku shfaqet me Erën në foto të ndryshme.
“Jam mbret, por më duhet një mbretëreshë te kalaja”, shkroi Noizy në mbishkrimin e videos. Njerëzit u shprehën goxha të emocionuar për atë që mund të ishte bashkëpunimi i kësaj vere.
Dhe ashtu ndodhi vërtetë! Noizy dhe Era sollën “Ama” që u përcaktua menjëherë nga fansat e dyshes si një nga hitet e padiskutueshme të kësaj vere.
“Ama” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe është renditur në vend të 44-të për këtë javë. Megjithatë, për t’u ndalur pak tek ‘queen’ që Noizy i referohet Erës.
Kjo në fakt nuk është hera e parë që reperi e përdor këtë epitet tek artistet e tjera me të cilën ka sjellë bashkëpunime, kujtojmë këtu Encën. Si mendoni, kujt i përshtatet më shumë fjala ‘mbretëreshë’?