Lluni dhe Lyrical Son godasin sërish në shenjë! Dyshja kanë bashkuar edhe njëherë tjetër forcat për të sjellë një tjetër projekt.

Ky bashkëpunim mes Llunit dhe Lyrical Son sjell një këngë me një mesazh të fortë dashurie, të shprehur në një stil ritmik dhe të qartë. “Love” është një këngë me një ndjenjë të sinqertë dhe me tekste që ftojnë dëgjuesit të reflektojnë mbi ndjenjat e dashurisë.

Ky projekt i sjell çunat tanë sa ‘gangsta’, po aq dhe romantikë duke i kënduar dashurisë. “Love” e ka pozicionuar dyshen në vend të 73-të të listës për këtë javë.

Lluni ka kohë që është shkëputur nga grupi P.I.N.T, ku bën pjesë akoma Lyrical Son. Megjithatë, dyshja arrijnë si çdo herë të krijojnë një super impakt të mirë në publik, me shumë fansa që adhurojnë muzikën e tyre.