Lluni nuk mungon të na surprizojë me projektet e tij. “In My Zone” vjen në përfundim të këtij viti mjaft të suksesshëm të artistit, duke treguar edhe njëherë stilin e tij karakteristik në krijimin e rimave dhe beat-eve.

“In My Zone” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” nëpërmjet votave të shumta të publikut. Ashtu si në çdo projekt tjetër të tij, Lluni di si t’i përmbahet stilit të tij të veçantë pa i zhgënjyer fansat.

Kjo këngë e ka sjellë artistin në një frymë shumë ‘wild’, ndoshta edhe më shumë se herët e tjera. Klipi vjen po ashtu mjaft interesant.

Lluni ka vendosur që vidioklipin e këngës së tij të re, ta xhirojë në Miami, SHBA, aty ku ndodhet prej pak kohësh tanimë. Por, se sa ‘super fly’ duket Lluni tek ky projekt, ju sugjerojmë që ta shihni vetë…