Një këngë dedikuar vajzave llafazane, e ka rikthyer sërish Lind Islamin në shkëlqimin e dikurshëm.
Pas bashkëpunimit me partneren tij, “Siento Amor”, Lindi ka vendosur të vijë “solo” në projektin e tij të radhës dhe duket se ka goditur menjëherë në shenjë.
“Blla Blla” është kënga më e re e Lindit, e cila ka rreth 4 javë që ka dalë në treg dhe ka marrë vlerësime maksimale nga publiku.
Gjatë kësaj javë, ish-konkurrenti i “The Voice” ka mundur të ngjitet me plot 33 pozicione, duke zënë vendin e dytë të klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Me tekst Yll Limanit dhe muzikë të vetë artistit, “Blla Blla” po korr një sukses të jashtëzakonshëm nga java në javë, ku falë votave të publikut, Lindi është shumë pranë kreut të listës zyrtare të “Top Awards”.