Çifti i artistëve, Venera Lumani dhe Lind Islami, kanë postuar këngën e tyre më të re, të titulluar “Mwah Mwah”. Sipas preferancave të publikut, kjo këngë është renditur në vend të 21-të të klasifikimit në “The Top List”.

Venera dhe Lindi kanë zgjedhur që videoklipin e këtij projekti t’a xhirojnë në Zanzibar, Tanzani. Me praninë e plazheve mbreslënës, kërcime, dominim ngjyrash dhe vende interesante me një kulturë ndryshe, kjo këngë është tipike për t’u shijuar në ditët e nxehta të verës.

Ajo që vihet re më së shumti, përveç tekstit dhe melodisë që të mbetet lehtë në mendje, është kërcimi i cili duket se do bëhet viral në rrjetin “TikTok”. Megjithatë, kjo këngë na e ka sjellë dyshen e njohur në një mënyrë më ndryshe nga sa i kemi parë. Ndryshe nga baladat me të cilat i karakterizojmë shpesh çiftin, ky projekt ka një disa nota më populore. Gjithsesi, dy artistë të njohur si ata, me një vokal kaq të mirë, ndoshta ky ndryshim ishte ai që iu duhej.

Mbi të gjitha duket se “Mwah Mwah” po pëlqehet shumë nga publiku. Venera dhe Lindi ndoshta bënë zgjedhjen e duhur.