Kjo javë është hasur me ndryshime të mëdha sa i përket pozicionimit të këngëve. Publiku ka vijuar të mbështesë me shumë fanatizëm artistët e tyre të preferuar, duke i ngritur sa me më shumë pozicione në listë.
Projekti që është votuar më shumë për këtë javë është bashkëpunimi i Stresi dhe Getinjo, “S’jam Dorzu”, i cili është ngjitur me 87 pozicione krahasuar me një javë më parë, duke u pozicionuar në vendin e 11-të.
Edhe pse është një artistë i ri, Gili Daja ka marrë shumë vota nga ana e publikut dhe falë tyre, “Lonely” është ngjitur me 84 pozicione nga java e kaluar, duke u pozicionuar në vendin e 16-të.
Boocky Dj dhe Art Abazi ka goditur në shenjë me “Ndoshta ke harruar emrin tim”, një këngë që ka arritur të zërë edhe vendin e parë. Për këtë javë dyshja është ngjitur mr 50 pozicione nga java e kaluar, duke u pozicionuar ne vendin e 9-të.
Erjon Zeqiraj dhe Arti Grainca ishin dy artistë të rinj që ju shtuan klasifikimit javën e kaluar me këngën “Mango”. Votat e publikut e kanë pozicionuar këtë projekt muzikor në vendin e 6-të, një pozicion mjaft i rëndësishëm për një hyrje të re.
Miriam Cani është një tjetër artistë që është votuar pafund këtë javë me këngën “Sa shumë te dua“. Ky dedikim i bukur i Miriamit për djalin e saj Duam është ngjitur me 38 pozicione nga java e kaluar, duke u pozicionuar në vendin e 55-të.
Vazhdoni të mbështesni të preferuarit tuaj duke klikuar tek ketu.