Kjo javë ka sjellë disa hyrje të reja në klasifikimin e Top Aëards, ku dy prej të cilave janë sjellë nga artistë që sapo kanë nisur karrierën e tyre muzikore.

Si një ndër mbështetësit më të mëdhenj të talenteve të reja, “Top Awards” këtë javë ka patur tre artistë të rinj dhe ata janë Erjon Zeqaj, Arti Grainca dhe Gili Daja.

Zbuloni me shumë për hyrjet më të reja të kësaj jave.

Erjon Zeqaj është vetëm 18 vjec dhe ka lindur në Prishtinë. Muzikën e ka patur pasion që në moshë të vogël, teksa luante në piano. Nga ana tjetër Erjon ka qënë pjesë e aktiviteteve të shumta në shkollën fillore, si në kërcim ashtu edhe në këndim. Derimë tani Erjoni numëeron tre projekte muzikore. “Mango” është kënga të cilën Erjoni e ka sjellë në bashkëpunim me Arti Grainca, falë të cilit u bënë për herë të parë pjesë e klasifikimit të “Top Awards”.

Arti Granica është artisti më i ri në klasifikimin e Top Aëards, pasi është vetëm 15 vjec. “Mango” është kënga e tij e parë profesionale. Përvecse këndon, Arti shkruan gjithashtu edhe tekste muzikore që prej moshës 13-vjecare. Ashtu si edhe Erjoni, Arti ka lindur dhe jeton në Prishtinë.

Gili Daja është një tjetër artist i ri në klasifikimin e “Top Aëards” për këtë javë. Gili Daja, emri i vërtetë i të cilit është Gilberto Daja, ka lindur më 25 Janar 2002, në qytetin e Leshës. Eksperienca e tij e parë me muzikën ka qënë në shkollën fillore, ku ai së bashku me vëllain e tij kënduan në festën e 1 Qershorit.

Që prej moshës 8-vjeçare, Gili është zhvendosur dhe jeton në Itali, ku studion për “Kontabilitet dhe turizëm”, një degë që nuk ka aspak lidhje me fushën e muzikës. Debutimi i tij i parë muzikor ka qënë në vitin 2019-të, me një bashkëpunim me Marigona. Ndërsa “Lonely” është projekti i tij i dytë profesional, falë të cilit është bërë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Aëards” për herë të parë.